Kryediplomati amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një intervistë për BBC është shprehur i bindur se Ukraina mund ta fitojë luftën e saj me Rusinë.
Blinken u shpreh se është e paqartë se sa do të zgjasë lufta , ndërsa vlerësoi popullin ukrainas për vendosmërinë e tij.
“Nëse synimi i Moskës është që të përpiqet të rrëzojë qeverinë dhe të instalojë regjimin e saj, 45 milionë ukrainas do ta refuzojnë këtë në një mënyrë ose në tjetrën”, tha ai.
Blinken tha se SHBA dhe aleatët e tjerë mbeten të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit.
“E vetmja gjë më e keqe se një luftë e kufizuar në Ukrainë është ajo që përshkallëzohet edhe më tej dhe shkon përtej saj”.