Të tjera detaje dalin sot në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Tiranë, ku një 56-vjeçare u plagos nga djali i saj. Ngjarja ndodhi në Institut në kryeqytet. Mësohet se Ajet Lleshi, 25 vjeç, plagosi me thikë në pjesën e barkut nënën e tij, Safie Sina.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se 56-vjeçarja, e martuar dy herë, kishte ardhur te nëna e saj në rrugën “Jusuf Gervalla”, pasi jeton në Kavajë.
Mësohet se ajo duke ikur për te nëna e saj në institut i biri e ka ndeshur në rrugë dhe e ka goditur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Bezat raporton për BalkanËeb se Safia ka vrarë burrin e saj, babanë e Ajetit para 10 vitesh dhe ka bërë 9 vite burg.
Mes të tjerash mësohet se autori i ngjarjes banon ne Klos.

Nuk dihet arsyeja se pse ka ardhur Ajet Lleshi sot në Tiranë dhe nuk kane patur më parë ndonjë problem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb