Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca kanë dalë në një deklaratë për mediat pas një maratone diskutimesh me përfaqësuesit e shitësve të shumicës dhe pakicës për disa nga ushqimet bazë
Sot është mbledhur bordi i monitorimit. Nesër do të vijojmë me takimet për përcaktimin e një instrumenti që do të shërbeje për të bërë transparencë në çmimet e shportës. Kjo është një situatë e pazakontë që ne nuk do të donim të ndërhynim. Lufta krijon pasiguri dhe e panjohura krijon pasiguri. Kjo ka bërë të ketë një rritje të çmimeve. Bordi nuk do të lejojë që çmimet të rriten me rritjen çmimeve të importit. Bordi do të ketë si detyrë monitorimin e kostos dhe marzhit të fitimit. Kemi vendosur një garanci që do të përdoret nga tregëtarët që produktet në treg të mos mungojnë
(BalkanWeb)
