Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje Kinës që të luajë rol të rëndësishëm në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
“Për dekada, marrëdhëniet ukrainas-kineze janë bazuar në respektin, mirëkuptimin dhe përfitimin reciprok. Ne ndajmë qëndrimin e Pekinit për nevojën për të gjetur një zgjidhje politike për luftën kundër Ukrainës dhe i bëjmë thirrje Kinës si një fuqi globale që të luajë një rol të rëndësishëm në këtë përpjekje.”, tha ai.
Kujtojmë se të shtunën, negociatori ukrainas dhe këshilltari presidencial, Mykhailo Podolyak, i kërkoi Kinës që t’i bashkohet Perëndimit për të dënuar “barbarizmin rus”.