Pasi Gjykata e Tiranës njohu sot statutin e 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, grupi i Rithemelimit vendosi që të shkojë në selinë e PD-së.
Vendimi erdhi pas mbledhjes që grupi i rithemelimit bëri për pak çaste në zyrat pranë RTSH-së.

Më pas, disa prej anëtarëve të këtij komisioni, Edmond Spaho, Beldin Këllici, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Ivi Kaso, iu drejtuan selisë, ndërsa po zhvillojnë një takim me kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeaj dhe sekretarin e përgjithshëm, Gazement Bardhin.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se vizita e demokratëve në seli është në kuadër të bisedimeve. Ndërkohë, Berisha shkoi i fundit në seline e PD. Teksa u pyet nëse do i bashkohej takimit që po mbahej, Berisha tha: “Ata janë pjesë e jona!”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: