Moska ka bërë me dije se objektivat e saj në Ukrainë ende nuk janë përmbushur.

‘Operacioni special ushtarak’, siç edhe e quan Moska pushtimin e Ukrainës, ende nuk ka arritur qëllimin e tij.

Rusia tani ka njoftuar se fokusi do të kthehet në marrjen e kontrollit të rajonit juglindor të Donbasit.

Objektivi kryesor është Donbasi në Ukrainën lindore dhe korridori tokësor që lidh Donbasin me gadishullin e Krimesë, të dyja zonat ku forcat ruse hynë në vitin 2014, shkruajnë mediat e huaja.

Donbasi përmban dy provinca, Donetsk dhe Luhansk, që prekin kufirin rus dhe që nga viti 2014 janë kontrolluar pjesërisht nga rebelët e mbështetur nga Rusia.

Disa nga njësitë më të mira luftarake ukrainase janë atje, dhe shqetësimi ka qenë se Rusia do të përpiqej t’i ndalonte ose t’i rifurnizonte ose t’i lejonte ata të lëviznin në fronte të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: