Fama e Mario Balotellit vijon të zbehet pak nga pak, kjo vetëm brenda fushës, pasi jashtë sajë sulmuesi “azzurr” nuk zhgënjen asnjë herë.
Së fundmi, Mario ka bërë publike edhe të dashurën e tij të re, bëhet fjalë për Francesca Monti.
Të dy kanë zgjedhur Instagram për të bërë publike këtë lidhje.
Bukuroshja 23-vjeçare dhe SuperMario janë njohur verën e shkuar, gjatë pushimeve, dhe që nga ajo kohë lidhja e tyre ka vijuar për ta bërë zyrtare vetëm tani.
(BalkanWeb)