Robin Gosens është lojtar i Interit me të drejta të plota. Mbrojtësi gjerman u afrua te zikaltërit në formë huazimi në janar nga Atalanta, sakaq ekipi nga Milano ka shfrytëzuar të drejtën e blerjes.

Në arkat e klubit nga Bergamo do shkojnë 25 milionë euro, shifër kjo e konsiderueshme. Gosens ka luajtur 6 ndeshje këtë periudhë me kampionët e Italisë, ku ia ka dalë të jetë protagonist me anë të një assisti. Dhënia e dakordisë përfundimtare për blerjen e futbollistit është dhënë nga trajneri Inzaghi. Interi renditet në vendin e dytë të kampionatit.

 

 

Download
Download

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: