Këtë të martë në shtratin e Lumit Mat, më konkretisht në afërsi të Urës së Fullqetit, është gjetur një armë luftarake tip granatë hedhëse.
Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se arma ishte e ndryshkur, por për demontimin e saj nevojiten specialistë të fushës xheniere.
Po ashtu, bëhet e ditur se është njoftuar Stacioni i Policisë së Shtetit në qytetin Klos, e cila ka marrë në ruajtje armën deri në demontimin e saj.
Njoftimi:
Bashkia Klos.
Rast arme plasese ne shtratin e Lumit Mat. Ne oren 14-30 , ne vendin 40m siper Ures se Fullqetit, ne shtratin e lumit eshte gjetur nje arme luftarakee tipit granate hedhes. Arma eshte e ndryshkur. Per rrezikshmerine dhe demontimin e saj duhen specialiste te fushes xheniere. Eshte njoftuar Stacioni i Policise se Shtetit ne qytetin Klos, e cila ka marre ne ruajtje armen deri ne demontimin e saj.
Sektori i E.Civile Bashkia Klos.
(BalkanWeb)