Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësor është regjistruar mesditën e sotme në fshatin  Suç të Klosit.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Enver Doçi.

Mësohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicial B.B., ka përplasur shtetasin me iniciale Z.M. (rreth 75 vjeç), i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: