Vladimir Putin anuloi paradën në qiell të flotës së tij ajrore për Ditën e Fitores në minutën e fundit, pasi kishte frikë nga ndonjë sulm i mundshëm.
Parada ushtarake ishte planifikuar të përfshinte 77 avionë në shfaqjen e fuqisë ushtarake mbi Sheshin e Kuq të Moskës dje.
Midis avionëve ishte “Dita e Kiametit”, por Putini e anuloi pak para festës duke u justifikuar me motin e keq.
Shfaqjet ajrore gjithashtu u ndërprenë ose u kufizuan në të paktën dhjetë qytete të tjera. Megjithatë, dielli doli në Moskë gjatë paradës, dhe në Novosibirsk dhe Yekaterinburg kishte qiej krejtësisht të pastër.
Burime kanë pohuar se Putini ishte i vetëdijshëm se ai ishte ‘paranojak’ për mundësinë e një sulmi në mes të luftës në Ukrainë, megjithatë kjo masë mbrojtëse dukej se ishte e nevojshme për të.
