La Liga luajti sot ndeshjet e parafundit të këtij sezoni. Barcelona siguroi matematikisht vendin e dytë në kampionat, teksa barazoi pa gola në fushën e Getafe.
As Real Madrid nuk fitoi dot dhe djemve të Ancelottit duket se u ka humbur motivimi pasi kanë fituar titullin, me Loss Blancos që ndaj Cadiz u ndalën në barazimin 1-1. Golit të Diaz në të pestën iu përgjigj Sobrino në të 37-tën.
Atletico Madrid mori 1 pikë ndaj Sevillias (1-1). Los Colchoneros realizuan të parët me Gimenez (30’), ndërsa të besuarit e Lopeteguit iu falën El Nesyrit. Madrilenët janë në vendin e 3-të ndërsa Sevilla e katërta.
(BalkanWeb)