Një tunel i gjatë që përdorej për transportimin e drogës nga kartelet meksikane në drejtim të SHBA-së, është zbuluar së fundmi nga autoritetet amerikane.

Ky tunel lidhet Tijuana në Meksikë dhe çonte drejt San Diegos në SHBA.
Me një gjatësi prej 531 metrave, tuneli kishte edhe binarë treni, energji elektrike dhe sistem për ventilimin e ajrit.

Autoritetet amerikane të sigurisë më herët kishin vëzhguar pronën që ishte përdorur dikur si stallë, por që në fakt brenda saj fshihej kokainë e që transportohej në destinacione të ndryshme

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas ndërhyrjes së policisë është sekuestruar kokainë, metamfetaminë dhe heroinë. Gjithashtu u arrestuan gjashtë persona që po akuzohen për trafikim me lëndë narkotike.

Zyra e Prokurorit në Kaliforni, njoftoi se bëhet fjalë për 799 kilogramë kokainë të sekuestruar, 74 metamfetaminë dhe 1.5 kilogram heroinë.

Ndërkaq të dyshuarit janë mes moshave nga 31 deri në 55-vjeç, të cilët nëse shpallen fajtorë do të dënohen me burgim të përjetshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: