Vllaznia është kampione e Shqipërisë në futbollin për femra. Vajzat shkodrane kurorëzuan në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin futbollistik, duke fituar titullin e nëntë kampion.Kjo skuadër triumfoi 6-0 në Shkodër ndaj Skënderbeut, për të kthyer kështu në festë, ditën e sotme.

Vllaznia nuk po has konkurrencë në vendin tonë, ku prej 9 vitesh mbizotëron dhe akoma nuk regjistron asnjë humbje.Se do ishte edicioni i tyre futbollistik u pa që në javët e para, me rezultatet që ishin fantastike dhe tejet të thella ndaj rivalëve.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb