Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sërish thënien e tij duke e quajtur Presidencën, Kështjellë.

Në një konferencë për mediat kreu i shtetit theksoi se kjo kështjellë u rrethua nga pjellat më të pabesa të vendit, por ishte populli që i shtyu pas.

“I mbaj premtimet. Ju kam thënë se deri në 24 korrik ku institucion do jetë kështjellë, dhe ka qenë. Ka qenë kështjellë e rrethuar nga pjellat më të pabesa të këtij vendi. Më pas i është bërë thirrje popullit dhe populli i ka rrethuar, dhe ata janë tërhequr nga vendimet e tyre. Nuk mendoj se jam në gjendje të bëjë çdo gjë, Skam aftësi çudibërëse. Sigurisht që përderisa ata ishin të vendosur, këta aktorë, që të jepnin këtë pushtet një qeverie gangsterë, ndaj jemi këtu që të listohen problemet, që nuk i raporton media, se pasqyron negociatat farse. Kam qenë i gjatë që në 26 prill se çfarë do të ndodhte me këtë institucion. Ju do thoni pse s’u larguat? Kam bërë betim kushtetues. Edhe afati kushtetues është pjesë e këtij betimi. Përgjegjësinë për gjithçka do e ketë zoti apo zonja presidente, që i urojmë suksese. Unë do kem përgjegjësi të tjera në raport me qytetarët. Do jem qytetar i devotshëm dhe ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të republikës siç e kam treguar në këtë detyrë.”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: