Juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë në emisionin “Open” komentoi rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD.

Ai theksoi se PD zgjodhi një kryetar i cili ka qenë në atë parti prej 32 vitesh.

Gjithashtu theksoi se ardhja e Berishës nuk shihet si një shpresë për të sjellë një ndryshim të madh në PD.

“Kjo parti zgjodhi një kryetar që ka qenë 32 vite në atë parti. Shtroj pyetjen duhet të hapej partia para se të bëheshin zgjedhjet, apo duhet të pushtohej karrigia fillimisht. Tani pse do të afrohen personalitet në këtë parti e cila është mbyllur. Unë mendoj që Berisha mund çdo personalitet në atë parti, Berisha aty ka qenë kryetar prej 32 vitesh, ai ishte edhe në 2013. Pra nëse themi që vendime për bojkot i bëri vetëm Basha në kok të vet këtë nuk  e pranon asnjë militant. Berisha dhe Basha kanë qenë bashkëhumbës njëkohësisht”, tha Spahiu.

Gjithashtu diskutime ja zhvilluar mes deputetit të PD Ferdinand Xhaferraj,  Eno Bozos dhe Arben Ristanit.

Xhaferraj: Më vjen keq që ish shefi im ndërton një proces dhe shkon më keq se në standarde e Ramës,. Unë qëndroj vetëm me PD e kam thënë dhe do vijoj ta them që Berisha nuk është zgjidhje.

Bozo: Problematika shumë e madhe u zgjidh për herë të parë në këtë proces. Zyra e shtypit e PD është vendosur në paritet.

Bozo: Nëse do bënte këtë gjë do ta pranoje kryetar Berishën? Ajo PD pa ndërhyrjen e Berishës ishte e tumorizuar dhe e vdekur.

Xhaferraj: Po të mos ishte shpallur non-grata do të ndërhynte?

Ku do ta bëjë luftën e saj PD?

Ristani: Demokratët kanë shprehur vullnetin e tyre. Çdo gjë që del në kundërshtim me vullnetin e demokratëve , do të jetë kundër kësaj mase të demokratëve

Arion Sulo: Lëpin atë që ke thënë, pra mohon vetveten…

Ristani-Xhaferrajt: Kush të pengoi drejtosh procesin. Ne ndryshuam statusin për shkak të bashkimit.

Sulo: Agjenda e Rithemelimit që filloi nga 11 dhjetori nuk ndryshoi as kur dha dorëheqjen Basha. Bazën e bëtë copë e çikë. Ju në 8 janar u vratë, këto janë fakte dhe ju nga 8 janari çfarë bëtë? Ti Ristani ke thënë PD do ketë fraksione, ku i ke?

Ristani: Statusi hap rrugën për t’i krijuar

Sulo: Juve ju doli kryetar Berisha dhe dje e certifikuat vetë.

Bozdo: Jo vetëm që ka rifreskim por ka përfaqësim të të gjitha shtresave, të intelektualëve dhe qëndrestarëve. Zgjedhja e Berishës në PD nuk ishte surprizë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb