Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka bërë një urim special për ditëlindjen e vajzës së tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shprehet se 12 vite më parë bashkë me vajzën e tij, tek ai mbërriti edhe Zoti e besimi.

Duke përdorur shprehjen e At Zef Pllumit se “njeriu është vepra e tij”, Gjekmarkaj shkruan në dedikimin e tij:”… dhe ne duam që vepra jote një ditë të jesh ti, Sofia jonë”! “Të dua sa fjala nuk mjafton për ta thënë! Jetoj për ty dhe tek ti! Të uroj jetë të gjatë, shëndet dhe plot ëndërra që realizohen njëra pas tjetrës teksa ti rritesh, studion, njeh botën dhe njerzit në ditëlindjen tënde të dymbëdhjetë! Ti je ajo që vjen një herë në jetë, vetë jeta!“, vijon ai ndër të tjera.

Postimi
Para se në këtë botë të vije ti Sofia, isha njeri tjetër. Kur erdhe ti, bashkë me ty mbërriti edhe Zoti e besimi, gjithmonë fjala jote më ngjan si e Perendisë, gjithçka që ti bën me magjeps! Lumturia je ti, dashuria je ti, emocioni je ti, jeta dhe kuptimi i saj je ti. Të dua sa fjala nuk mjafton për ta thënë! Jetoj për ty dhe tek ti! Të uroj jetë të gjatë, shëndet dhe plot ëndërra që realizohen njëra pas tjetrës teksa ti rritesh, studion, njeh botën dhe njerzit në ditëlindjen tënde të dymbëdhjetë! Ti je ajo që vjen një herë në jetë, vetë jeta! Të duam dhe të shohim në dritë të syrit, teksa ti na ndriçon me shkëlqimin hyjnor të përditshmen tonë! E bukur ke lindur, e bukur je bërë falë mirësisë tënde, dashurisë që u jep prindërve, gjyshërve, shoqeve dhe shokëve, në përpjekjen për të kuptuar misteret e një të përditshmeje që na befason dhe ne të rriturit. Njeriu është vepra e tij, thoshte kushrini yt At Zef Pllumi, dhe ne duam që vepra jote një ditë të jesh ti, Sofia jonë! Të duam pa fund! U bëfsh 100 vjeçe lumturia jonë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb