Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian mbi politikat e Jashtme dhe Sigurinë, Joisep Borrell, ka folur në lidhje me sanksionet e radhës të cilat blloku mund të marrë ndaj shtetit rus.
Borrell tha se është plotësisht i bindur se BE do të arrijë një marrëveshje për paketën e gjashtë të sanksioneve.
Ai sugjeroi se kjo mund të ndodhë në samitin në Bruksel, që do të zhvillohet sot dhe nesër.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha gjithashtu se ishte koha për të vendosur mbi një embargo të naftës ruse.
“Nuk është e lehtë. Shpresoj se do të jemi në gjendje të marrim një vendim për këtë çështje të rëndësishme”, tha ai.
Por më herët presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se pritshmëritë e saj ishin të ulëta që çështjet e pazgjidhura mund të zgjidheshin në 48 orët e ardhshme.
Dhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se ai kishte parë tekstin e fundit mbi sanksionet dhe se sipas tij nuk do të kishte asnjë marrëveshje.
(BalkanWeb)
