Karim Benzema heq dorë nga apelimi për rastin e kasetave të seksit. Sulmuesi francez i Realit, fituesi  i La Ligës dhe i Ligës së Kampionëve, favorit për Topin e Artë të radhës, ka bërë të ditur se nuk do të paraqitet në gjyqin para Gjykatës së Apelit të Versajës të planifikuar për më 30 qershor dhe 1 korrik.

Gjithçka ka të bëjë me një ngjarje të vitit 2015, kur Benzema dyshohet se ka bërë presion ndaj Valbuenas, duke e kërcënuar se do të publikonte një kasetë me video seksuale.

 

 

Htth

 

Kështu, francezi akuzohet për  tentativë zhvatjeje dhe u dënua nëntorin e kaluar me një vit burg me kusht, 75 mijë euro gjobë dhe 80 mijë të tjera dëmshpërblim ndaj ish-bashkëlojtarit të kombëtares, Mathieu Valbuena.

Historia merr fund pas gjashtë vitesh dhe konfirmimi vjen nga avokati Hugues Vigier për L’Equipe dhe do t’u njoftohet palëve nga Gjykata e Versajës të martën.

“Nuk është një pranim faji. Është një e vërtetë gjyqësore, por nuk është realitet. Klienti im është i lodhur nga kjo që është folur gjithë këto vite, ai gjithmonë do të deklarohet i pafajshëm dhe nuk ka dashur të marrë pjesë në shantazhet ndaj Valbuenës. Kjo seancë nuk do të ndryshonte asgjë” – tha Vigier.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb