Vllaznia ka konfirmuar deri më tani afrimin e tre lojtarëve, pikërisht mesfushorit kosovar Lorik Boshnjaku, qendërmbrojtësit Dajan Shehi dhe sulmuesin e rikthyer nga huazimi, Kaina Nunjesh. Josa kërkon me patjetër një lojtar të profilit të Viktor da Silvës, i cili është larguar.
Shqetëson edhe fakti se Mevlan Adili, një nga shtyllat e ekipit, nuk ka rinovuar dhe ardhmja e tij mbetet e paqartë. Të gjitha tentativat e klubit për të afruar një numër 10 kanë dështuar deri më tani. Ditët e fundit ka dalë në skenë edhe emri i kapitenit të Dinamos, Agim Ibraimi, i cili ka prishur kontratën me blutë dhe është larguar.
Bisedimet janë në fazën fillestare. Për Vllazninë do të ishte një afrim shumë i mirë, Josa i njeh mirë cilësitë e Ibraimit, pasi e ka pasur në ekip edhe kur drejtonte Kukësin. Përveç eksperiencës dhe cilësive, Ibraimi është edhe një lider në fushën e lojës.
Gjithsesi, drejtuesit e klubit shkodran po punojnë për të afruar edhe lojtarë të tjerë, ku një ndër ta është edhe Kristjan Vulaj, mesfushori sulmues shqiptar nga Mali i Zi që sezonin e fundit është aktivizuar me Deçiç.
(BalkanWeb)
