Vllaznia po përgatitet në çdo detaj për sfi dën vendimtare të “Final 4” ndaj Egnatias, në një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e sezonit për kuqeblutë. Në kampin shkodran atmosfera është e përqendruar maksimalisht te puna dhe përgatitja taktike, me stafi n teknik që nuk dëshiron të lërë asgjë në dorë të rastësisë përballë rivalëve rrogozhinas. Vetëm një rezultat pozitiv mban gjallë ëndrrën e titullit kampion dhe këtë futbollistët e dinë më mirë se kushdo.
Gjatë gjithë kësaj jave, trajneri Edi Martini ka zhvilluar seanca intensive stërvitore, duke kërkuar përqendrim maksimal dhe disiplinë taktike nga skuadra. Në çdo repart është punuar me detaje, ndërsa ritmi i lartë i stërvitjeve ka treguar qartë rëndësinë që ka kjo përballje për sezonin e Vllaznisë. Stafi teknik kërkon që skuadra të jetë gati jo vetëm fi zikisht, por edhe psikologjikisht për një duel që pritet të ketë shumë tension dhe rivalitet.
Një vëmendje të veçantë Martini i ka kushtuar goditjeve standarde, të cilat kanë qenë në qendër të seancave stërvitore gjatë ditëve të fundit. Goditjet e këndit dhe goditjet e dënimit janë praktikuar vazhdimisht nga futbollistët kuqeblu, me trajnerin që kërkon të shfrytëzojë çdo detaj që mund të sjellë avantazh ndaj Egnatias. Në kampin shkodran besohet se pikërisht nga situata të tilla mund të vijë momenti vendimtar i ndeshjes.
Jo vetëm në aspektin ofensiv, por edhe në mbrojtje, skuadra ka punuar me kujdes për të neutralizuar forcën e kundërshtarit në goditjet standarde. Vllaznia synon të shmangë çdo gabim apo shpërqendrim që mund të rezultojë fatal në një përballje kaq delikate. Në Shkodër besojnë fort se skuadra ka potencialin dhe eksperiencën për të kaluar këtë pengesë të vështirë. Futbollistët duken të motivuar dhe të bindur për të dhënë maksimumin në fushë, ndërsa tifozët kuqeblu presin me padurim një reagim të madh nga ekipi i zemrës. Përballja me Egnatian shihet si testi më i rëndësishëm i sezonit dhe një mundësi ideale për të mbajtur të ndezur ëndrrën e rikthimit te titulli kampion.
