Toni Kroos mund të largohet nga Real Madrid në vitin 2023, periudhë në të cilën i përfundon edhe kontrata. Sipas SER Deportivos, mesfushori gjerman u ka bërë të qartë drejtuesve se për momentin nuk dëshiron rinovimin, pasi kërkon të shikojë se çfarë do ndodhë në edicionin e ardhshëm.

Edhe pse Los Blancos e ka në plane, Kroos nuk duket i bindur nga ajo që ofron klubi nga Madridi. Vetë drejtuesit janë çuditur nga ky qëndrim i futbollistit, pasi asnjëherë më parë nuk e kishte vendosur në dyshim të ardhmen e tij.

 

Hyh

 

32 vjeçari e ka kuptuar tashmë se ndërrimi  i ambientit është zgjidhja më e mirë, e diçka të tillë e aprovojnë edhe shifrat. Në 28 sfida në sezonin e kaluar, numërohen vetëm 3 assiste dhe 1 gol.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb