Një grabitje në një panair të artit dhe antikave në Holandë, ka tërhequr vëmendjen pasi autorët ishin të veshur si personazhe të një seriali televiziv.

Katër anëtarët e bandës, të cilët vodhën disa bizhuteri, mes tyre edhe një gjerdan me vlerë 23 milionë paund, u larguan nga vendi i ngjarjes me dy skutera elektrike. Ndërkohë autoritetet policore i kanë pagëzuar me emrin “Peaky Blinders”, që është edhe emri i bandës në serialin me të njëjtin emër në një serial të BBC.

Si ndodhi ngjarja:

Pamjet video të sigurisë kanë arritur të filmojnë katër burrat që hynin një nga një në qendrën e ekspozitës së panairit, duke u mbledhur dhe duke u përgatitur për grabitjen e guximshme.

Një burrë me një vare thyen një vitrinë, që i përket argjendarisë elitare londineze, Symbolic & Chase, ndërsa të tjerët kërcënojnë me armë zjarri të pranishmit që të mos bërtasin apo të lajmërojnë policinë.

Duke ikur me një ngarkesë që thuhet se përfshinte një gjerdan të rrallë “diamanti të verdhë”, banda përdori daljet e stafit për t’u larguar nga Tefaf, Fondacioni Evropian i Arteve të Bukura, në Mastriht.

Burrat më pas u panë duke ikur me dy e-skutera gjatë rrugës, drejt një makine aty pranë. Një person i pestë është identifikuar si bashkëpunëtor i cili ka blerë pjesën tjetër të biletave të bandës për në panair.

Mbetet e paqartë se si banda ishte në gjendje të sillte vare dhe armë në ambientet e ekspozitës ku ishin ekspozuar sende me vlerë deri në 3.4 miliardë paund.

Argjendaria londineze, me bazë në Old Bond Street, që u vu në shënjestër nga grabitësit, njihet për një koleksion që përfshin bizhuteri të rralla dhe me shumë vlerë.

Kompania nuk ka komentuar grabitjen dhe policia nuk ka dhënë detaje se çfarë tjetër përfshihet në bizhuteritë e vjedhura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb