Chris Bryant, deputeti laburist dhe Kryetari i Komitetit të Standardeve të Commons ka reaguar në lidhje me dorëheqjet e fundit në kabinetin qeveritar të Johnson. Ministri i Financave, Rishi Sunak dhe ai i Shëndetësisë, Sajid Javid dhanë dorëheqjen, duke tronditur kështu qeverinë britanike.
Përmes një mesazhi në Twitter Bryant nuk e kurseu ironinë për dorëheqjet duke mos e fshehur entuziazmin. “Mori fund! Faleminderit Zotit për këtë. Amen dhe Aleluja”, shkruan deputeti.
Ai ka bërë thirrje për zgjedhje të përgjithshme, duke thënë: “Të gjithë këta njerëz duhet të kishin dhënë dorëheqjen muaj më parë. Ata kanë qenë bashkëfajtorë gjatë gjithë kohës.”.
It’s over.
Thank God for that. Amen and Alleluia— Chris Bryant (@RhonddaBryant) July 5, 2022
(BalkanWeb)