“Sonte do të dorëzoj dorëheqjen në duart e Presidentit të Republikës. Pakti i besimit që qëndron në themel të veprimit të qeverisë ka dështuar”.
Kështu ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi duke lënë të kuptohet se qeveria e tij konsensuale midis palëve politike ka rënë zyrtarisht dhe çuditërisht pas fitores në votën e mosbesimit.
Njoftimi i Draghit erdhi pas një mbledhje në Presidencë, e cila zgjati rreth 15 minuta dhe u zhvillua vetëm pak pasi Dhoma e Senatit konfirmoi votën e besimit për qeverinë teknike.
Po vazhdimit të punës nga qeveria e Draghi ishin 172 përfaqësues në Senat dhe 39 ishin kundër, por në seancë munguan partnerët e koalicionit qeveritar të partisë “5 Yjet”.
Mospjesëmarrja e “5 Yjeve” sipas zëvendës sekretarit Enrico Letta ka bërë që skenari politik në Itali të ndryshojë. “Vendimi i tyre na ndan”, u shpreh ai.
“Unë besoj se për interesin e vendit qeveria Draghi duhet të shkojë përpara”, u shpreh më tej sekretari kombëtar i Partisë Demokratike, Enrico Letta, duke komentuar krizën e ekzekutivit pas votës në Senat.
“Besoj se edhe ky interes po maturohet me impulse shumë të forta që vijnë nga kudo, përfshirë edhe partnerët socialë, bota e punës dhe BE-ja”, shtoi ish-kryeministri.
Pak para përfundimit të votimit, Mario Draghi u largua nga Palazzo Chigi për të shkuar në Quirinale për të takuar Presidentin Mattarella. Biseda mes të dyve ka zgjatur rreth një orë dhe është cilësuar si “ndërfolëse”.
Këtë e sqarojnë burime të kualifikuara parlamentare, sipas të cilave “Mattarella me siguri i ka kërkuar Draghit të vijojë të qëndrojë në detyrë”.