Butrint Imeri është ndër personazhet më të pëlqyera në showbizz-in tonë. Të shumta janë fanset që e pëlqejnë dhe e ndjekin këngëtarin kosovar në muzikën e tij, por edhe në jetën private. Por duket se prej 1 viti, një vajzë shqiptare ia ka marrë mendjen.

Flasim për aktoren Olta Beqiri, që është kapur mat në disa raste me Butrintin. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar kurrë, dyshja ishte bashkë prej gati 1 viti. Themi ishte, sepse gjërat kanë ndryshuar dhe kjo dyshe është duke përjetuar një ndarje.

Dy të rinjtë nuk ndiqen më në rrjetet sociale prej pak javësh, duke na lënë kështu të kuptojmë se raporti sentimental mes tyre ka shkuar keq.

Butrint 1
Butrint 1

Do të ishte vera e vitit të shkuar, kur dy të rinjtë u përfolën për një lidhje mes tyre. Fillimisht ata shfaqeshin në vende të njëjta, duke na futur në dyshime nëse kjo që po shihnim ishte nisja e një çifti tjetër në showbizz-in tonë. Megjithatë, në atë kohë, askush nuk pranoi të fliste rreth këtij raporti, përkundrazi.

Në një deklaratë të tij, këngëtari kosovar mohoi lidhjen, duke u shprehur se ishte beqar. Ai zgjodhi t’u përgjigjet lajmeve në një mënyrë shumë ironike. Butrinti postoi një fotografi të “photoshop”-uar në “Instastory”, ku shfaqet pranë një tigri dhe një vajze të veshur në mënyrë shumë provokuese. Këtë foto e ka shoqëruar me vargjet e këngës së Ledrit: “Unë jam single plus kam mas shumti femra!”.

Kështu, artisti ka mohuar zërat se është në një lidhje. Nga ana tjetër, Olta zgjodhi të heshte në lidhje me këtë lajm, duke vijuar e pashqetësuar karrierën e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndryshe nga Butrinti, që është ndër personazhet më mediatike në tregun tonë, Olta ka zgjedhur një profil më të ulët në media. Modelja, e cila sezonin e shkuar provoi veten edhe si aktore, të rralla i ka daljet publike. Ndonëse në “Instagram” është mjaft aktive, në media ka preferuar të dalë dhe të flasë vetëm për punën e saj. Gjithnjë në “Instagram” apo “Tik-Tok”, ajo zgjedh të paraqitet vetëm, duke mos dashur të japë detaje nga jeta private.

Si Butrinti, ashtu edhe Olta ia kanë dalë ta ruajnë për gati 1 vit lidhjen e tyre larg vëmendjes mediatike. Por tashmë kjo histori ka ardhur në fund, pa pasur mundësinë as të konfirmohet nga protagonistët.

Duket se Butrint Imeri ka një “debulesë” për gocat e Tiranës. Kujtojmë se vite më parë, ai dhe Kiara Tito janë përfolur shpeshherë për raportin e tyre. Së fundmi, Kiara Tito e pyetur në një intervistë për marrëdhënien e saj me këngëtarin, prezantuesja është përgjigjur e revoltuar se nuk ka pasur asgjë me të dhe se kjo pyetje nuk dëshiron që t’i bëhet më, pasi i ka ardhur në majë të hundës.

Kiara Tito Butrint Imeri
Kiara Tito Butrint Imeri

Megjithatë, kur rrjeti “vlonte” nga thashethemet për një lidhje mes tyre, dyshja i hodhi edhe më shumë “benzinë zjarrit”, duke qenë të dy së bashku në klipin e këngës së Butrintit “Hajt hajt”. Kiara u shfaq si modele kryesore në klip, duke i bërë të gjithë të mendojnë se ata më në fund e pranuan lidhjen e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb