Pas më shumë se 21 vitesh, Vllaznia kërkon të rikthej në Shkodër titullin kampion.
Kuqeblutë mbeten një nga ekipet më aktive në tregun e transferimeve. Mirel Josa do të ketë në dispozicion në këtë fillim sezoni Esat Malën, ish futbollin e Partizanit.
Prej disa ditësh Mala ishte bashkuar me ekipin, por vetëm këtë të shtunë është bërë zyrtare. Klubi shkodran ka njoftuar se ka Esat Mala ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. Drejtuesit e klubit i kanë plotësuar dëshirën e radhës trajnerit Josa, një lojtare me shumë eksperiencë dhe cilësi, një xhol i vërtetë.
Josa mbetet tashmë në pritje të një sulmuesi për të mbyllur këtë merkato vere.
(BalkanWeb)