Edhe dje ka pasur fluks shitjesh, pasi 3000 bileta të tjera kanë “avulluar”, duke e çuar numrin e tyre në total afro në 6000.

Megjithatë, sot pritet që të ketë më shumë interes, duke qenë se shumë prej tifozëve e lënë për ditën e fundit sigurimin e një bilete. Derbi i madh i kryeqytetit pritet që të tejmbushë stadiumin, kjo është pak, por e sigurt.

Plot 5400 pritet që të jenë bardheblutë, të cilët do të akomodohen në sektorët A, D1 dhe C. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e stadiumit u takon pritësve, pra mbështetësve të Partizanit. Pritet që të ketë edhe një hapësirë që do të mbetet bosh, kjo për arsye sigurie, ku do të krijohet një kordon me policë.

(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: