Një çift nga Fieri ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të celebruar ditën e dasmës.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Ervis Kuçi, një helikopter ka shoqëruar dhëndrin dhe nusen në ceremoninë e marrjes së kësaj të fundit, ndërsa ka hedhur petale trëndafili nga ajri, duke mbushur sheshin qendror të qytetit të Fierit.

Ky detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, të cilët nuk kanë nguruar të bëjnë foto e video.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb