Receta nga znj Eneida
Përbërësit

2 feta djathë nga 1 cm
Disa petë për byrek
1e bardhë veze
Susam
2 lugë mjaltë
Lëngun e 1/2 portokalli
1 lugë plot tahini

Përgatitja
Dy petë i lyejmë me vaj mes njëra-tjetrës dhe me të bardhën e vezës anash. E palosim duke e rrotuar dhe nga 2 anët e tjera e bëjmë si zarf. E vendosim në frigorifer në ngrirje për disa orë dhe kur e nxjerrim e skuqim. Kështu as djathi nuk shkrin dhe nuk shpërndahet në tavë.

Bëjmë bashkë lëngun e portokallit me mjaltin dhe susamin dhe i lëmë me temperaturë mesatare në një tigan sa të avullojë lëngu. Grijmë dhe pak lëkurë. Më pas shtojmë salcën e tahinit e trazojmë dhe me një lugë shtrojmë një shtrese në fund të pjatës, vendosim byrekun sipër dhe e spërkasim me fara susami.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: