Është ndarë nga jeta babai i biznesmenit Shefqet Kastratit, Jonuz Kastrati.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Jonuz Kastratit e ka bërë me dije vetë familja, ndërsa njofton se ditën e sotme homazhet do të kryhen pranë ‘Hotel Sheraton’. Ceremonia e Varrimit do të bëhet te Xhamia e Re Mullet.

Njoftimi

Të dashur familjarë, të afërm dhe miq! Me hidhërim të madh familja Kastrati njofton ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Jonuz Kastrati.
Sot familja jonë e madhe humbi një nga shtyllat e saj, babain e urtë, gjyshin e dhembshur dhe fisnik, shërbyesin e madh të njerëzve në nevojë. Familja,  duke vazhduar të ecë në gjurmët e tij, ju fton juve, të afërmve dhe miqve, ta respektojmë siç e meriton njeriu ynë i dashur në ditën e fundit.
Homazhet kryhen sot (e premte) pranë Hotel Sheraton nga ora 11:00 deri në orën 13:00 dhe ceremonia e varrimit ne oren 14:00 tek Xhamia e Re Mullet. Qofsh i Xhenetit i shtrenjti ynë!
Me respekt
Shefqet Kastrati

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: