Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të piktorit të njohur, Sali Shijaku.
Në një mesazh në ‘Facebook’ Basha pohon se Shijaku i la pas trashëgim kulturës tonë një arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo.
“Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të piktorit dhe artistit të madh Sali Shijaku. Ai i la trashëgim kulturës tonë një arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo. Ikja e tij nga kjo jetë lë pas një zbrazëti për familjen, miqtë dhe admiruesit e artit të tij elegant.
Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin e artistëve për këtë humbje të madhe!”, shkruan Basha.