Studentët e Universitetit ‘Luarasi’ në degën e Drejtësisë pasi fituan konkursin “University Law Competition” patën mundësi të vizitonin Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg të Francës.

Tre nga studentët fitues folën në rubrikën ‘Opinion’ në News24 teksa e cilësuan këtë eksperiencë si një vizitë shumë të rëndësishme dhe të veçantë për çdo student që mori pjesë.

“Nuk ishte thjesht një vizitë, tani kemi kontakte dhe mund të shërbejmë si ambasadorë për studentët më të rinj”, u shprehën studentët e Drejtësisë në “Luarasi”.

Sipas tyre prekja nga afër e këtyre institucioneve të rëndësishme të Drejtësisë dhe jurisprudencës ishte një emocion dhe privilegj për ta.

Studentët theksuan se synimi i universitetit ‘Luarasi’ është aftësimi dhe rritja profesionale e studentëve në çdo konkurs që marrin pjesë, ndërsa shtuan se ambicia për të tilla eksperienca dhe evente nuk mungon në këtë institucion.

Sakaq, ata e mbyllën përshkrimin e eksperiencës së tyre në Strasburg me një thirrje të veçantë për maturantët të cilët i këshilluan të zgjidhnin “Luarasi-n” për të ndjekur ëndrrat e tyre duke vënë theksin te infrastruktura, stafi akademik dhe vetë studentët ndër të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: