Ish-kreu i PD Lulzim Basha, në një reagim në rrjete sociale ke uruar 110 vjetorin e Pavarësisë.

Gjithashtu Basha ka përkujtuar edhe ditëlindjen e komandat të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Statusi:

Kombi shqiptar bashkohet me 28 Nëntor në festë dhe në nderim të sakrificës shumëshekullore të shqiptarëve për Liri dhe Pavarësi.

28 Nëntori është edhe ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, para sakrificës së të cilit dhe të familjes Jashari përkulemi sot me nderim dhe mirënjohje të thellë kombëtare.

Lavdi përjetë Adem Jasharit! Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: