Pas deklaratave të BE për të krijuar një Gjykatë Speciale që të dënojë krimet e luftës në Ukrainë, ka reaguar edhe zëdhënësi i Kremlinit.

Dmitry Peskov ka dënuar thirrje e BE, duke thënë se një organ i tillë nuk do të kishte legjitimitet dhe se është i papranueshëm për Moskën.

“Sa i përket përpjekjes për të krijuar një lloj gjykate, ajo nuk do të ketë asnjë legjitimitet dhe ne nuk do ta pranojmë, do ta dënojmë,” tha Peskov.

Ndërsa në përgjigje të pyetjes se si do të reagonte Kremlini ndaj veprimeve të tilla, Peskov tha se hetuesit rusë po punojnë për të zbuluar krimet e “regjimit të Kievit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: