Trajneri i Kombëtares së Shpresave, Alban Bushi ka qenë i ftuar në Qatar n’24 në News 24, ku u pyet për ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit mes Argjentinës dhe Kroacisë.

“Janë dy ekipe të barabarta. Argjentina nuk e di si do luajë. Ndaj Hollandës luajti mirë. Besoj se të dyja skuadrat do sulmojnë. Argjentina nuk do shikohet si ajo e dikurshmja, por si një skuadër që mund të thuhet.

Vështirë se Messi do e zgjidhë situatën, pasi Kroacia ka ekip të fortë.

Kroacia ka lojtarë të nivelit të lartë. Po ta shikosh janë si një Marok i dyti. Maroku e dorëzon shpejt, ndërsa këta e mbajnë. Kroacia rri shumë mirë prapa.

Messi- Po ta shikosh Messi është i drejtëpërdrejtë. Duket sikur i është bërë një padrejtësi dhe ka shpërthyer. Gjithçka ndikon në anën psikologjike. Në përgjithësi pavarësisht se ka fituar gjithccka, ka qenë i përulur. Ka ardhur momenti që të marrë Botërorin. Do jetë Botërori i Messit” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: