Kemi hyrë në një fazë vendimtare të Botërorit të Katarit, në gjysmëfinale të kompeticionit do të përballet Argjentina me Kroacinë, ndërsa sfida tjetër në program është ajo mes Francës dhe Marokut. I ftuar në Qatar n’24 në News 24 ishte trajneri i njohur, Julian Ahmataj. Ai ka folur edhe për trajnerin e kroatëve, Zlatko Daliç, teknik i cili ka qenë në krye të Dinamos kur Ahmataj ka qenë mbrojtës i këtij ekipi.
“Botëror i çuditshëm. Mund të jetë hera e parë që shohim gjysmëfinale që s’kanë shumë emra të mëdhenj. Ashtu siç pritej, e ashtu po na rezulton.
Daliç- Ishte njeri shumë i qetë. Të shpjegonte çdo gjë në mënyrën më të qetë. Na trajtonte si shokë dhe si miq. Nuk qëndroi shumë në Shqipëri, po të qëndronte do bënte shumë mirë.
Krahasimi i tij, dikur dhe tani- Qetësia është e njëjta. Është një njeri që ruan qetësinë gjithmonë. Është gjithmonë i qetë.
Kroacia- Mendoj se Kroacia ka pjesën e anës psikologjike shumë të mirë. Ka dalë nga presioni, pasi ka mundur Brazilin. Kjo është një armë shtesë. Këto janë gjëra mjaft të mira për t’i dhënë implus dhe status tjetër. Kjo mund të bëjë që ata të shkojnë edhe në finale, pse jo drejt fitimit. Presioni është te Argjentina dhe te Messi” – Tha ai.
(BalkanWeb)
