Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, më 24 shkurt, kanë humbur jetën 6884 civil.
Lajmin e ka bërë të ditur komisionari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke thënë se mes viktimave, 429 janë fëmijë.
Agjencia është shprehur se shifra aktuale ka të ngjarë të jetë “dukshëm më e lartë, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur armiqësi intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”.
Në lidhje me mungesën e energjisë elektrike, BE ka raportuar se rreth 700 mijë qytetarë janë mes errësirës.
Ndaj ka njoftuar se do të mbështesë “më shumë se 700,000 ukrainas në këtë stinë të ftohtë”. Në një deklaratë për shtyp të lëshuar ditën e sotme, zyra e organizatës ndërkombëtare për migracionin (IOM) në Ukrainë ka deklaruar se “po shton përpjekjet për të ndihmuar të zhvendosurit brenda vendit dhe njerëzit e prekur nga lufta t’i mbijetojnë motit të ftohtë”.
(BalkanWeb)
