Bjellorusia pretendon se një raketë ukrainase ka rënë në territorin e saj ditën e sotme.

Ambasadori ukrainas në Bjellorusi është thirrur në ministrinë e jashtme në Minsk për të diskutuar rastin.

Në lidhje me takimin, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, Anatoly Glaz, tha për mediat vendase se: “Pala bjelloruse e sheh këtë incident si jashtëzakonisht të rëndë. Ne kërkuam që pala ukrainase të kryejë një hetim të plotë, … t’i mbajë përgjegjësitë dhe të marrë masa gjithëpërfshirëse për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen.

Ndërsa një zëdhënës i ushtrisë ukrainase ka thënë se incidenti nuk ishte “asgjë e çuditshme” pasi ka ndodhur dhe më parë  pasi është “rezultat i mbrojtjes ajrore”, teksa ka shtuar se kjo gjë ka ndodhur dhe më parë.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb