Nga sot, Ministria e Jashtme e Rusisë ka shtuar 36 politikanë britanikë, anëtarë të shërbimit të sigurisë dhe gazetarë në “listën e ndalimit”.
Kremlini sqaron se sanksionet ishin shtuar në përgjigje të politikës anti-ruse të ndjekur nga qeveria britanike.
“Duke refuzuar qëllimisht një dialog krijues dhe konstruktiv, Londra vazhdon të ndjekë politikën e konfrontimit dhe, në bashkëpunim me Uashingtonin, të përhapë informacione të rreme për Rusinë, duke nxitur rusofobinë”, thuhet në deklaratë.
Ministria e Jashtme nuk renditi emrat e atyre që ishin në shënjestër, por tha se ata përfshinin ministra të kabinetit.
(BalkanWeb)