Ditën e sotme një dron i ardhur mbi shtëpinë e “Big Brother” ka ndezur “gjakrat” mes banorëve, pasi në të shfaqej një foto e Kejvina Kthellës me Luiz Ejllin, me mbishkrimin: Të dua shumë, dhe ti e di.

Luizi aludoi se ky mesazh i kishte ardhur atij nga Kejvina, por Olta i tha se kjo është e pamundur, pasi sipas saj ishte këngëtari ai që e përjashtoi modelen nga shtëpia.

Por motra e Kejvinës ka reaguar në rrjetin e saj social, Instagram, duke konfirmuar se ky dron ishte dërguar nga modelja.

Në një postim tjetër ajo ka shkruar: Pas përplasjes dh debatit të Kejvinës me Luzin natën e prime-t dhe shkuarjes në gjuajtjen me shpullë, kemi tentuar disa herë të kërkojmë falje publike për këtë gjest jo të hijshëm, Luizit personalisht dhe familjes së tij, por nuk na është lejuar. Kejvina disa ditë më parë u kërkoi falje fansave të tij, por sot arriti më në fund t’i çonte një mesazh me dron, për t’i kërkuar falje për veprimin që ka kryer. Jo vetëm Luzit, por të gjithë shikuesve u kërkojmë ndjesë sepse nuk jemi njerëz të rritur me dhunë, pot jeta ndonjëherë të vë para zgjedhjeve të gabuara, nuk është Kejvina ajo që patë atë natë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb