Një super vilë luksoze për rritjen e kanabisit në Vlorë ka zbuluar policia dje gjatë operacionit “Indoors”, gjatë të cilit janë arrestuar 6 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Të sekuestruara 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Siç shihet nga pamjet, vila ishte me ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, me një teknologji të avancuar.

Gjatë operacionit në fshatin Kropishtë, u arrestuan shtetasit Dritan Koçiraj, Niko Dhima, Florjan Çaushaj dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Përparim Koçiraj.

Në lagjen “10 Korriku”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ledjon Zahaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lorenc Xhaferri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb