Qytetarët i quajnë të papranueshme lidhjet nepotike të njerëzve të qeverisë, me institucione të rëndësishme të drejtësisë. Sipas tyre, emërimi i motrës së ministres Balluku në krye të komisionit të vettingut, i hap shteg korrupsionit.

Ata deklarojnë se drejtësia është e kapur nga qeveria dhe se qeveritarët njerëzit e tyre i mbajnë afër për ditë të vështira.

“Unë mendoj që mirë është të mos jetë ajo në atë se bëhen palë dhe i rregullojnë të drejtat siç u intereson atyre, jo siç i intereson shoqërisë. Prandaj mendoj jo vetëm këta, por edhe ministrat dhe deputetët, të mos venë njerëzit e tyre në vendet kryesore. Ka korrupsion”.

“Ndikon dhe ndikon shumë, jo pak. Janë këto gjëra me shoqëri, me miqësi. Dhe unë po të kem një njeriun tim do ta ndihmoj, do t’i gjej një vend të mirë, do ta çoj atje ku është interesi. Dhe ajo ashtu është. I ka gjetur vendin e punës që ajo të fitojë sa më shumë”.

“Ndikohet sa të duash”.

“Ndikon në të gjitha gjërat, vënien e njerëzve në vendet e punës. Mund të ndërhyjë për gjyqtarët. Ka shumë raste që ndihmohen njerëzit e tyre. Për disa gjëra drejtësia nuk është e pavarur. Ka disa probleme që varen nga politika”.

“Punë klasash, ikën një klasë, vjen një tjetër, brenda klasës”.
“Po u krijua familja në qeveri aty ka marrë fund çdo gjë. Motër, vëlla, daja, nuk ka qeveri më. Ai që vdiq nuk linte dy vëllezër në një ndërmarrje. Aty janë bërë farefis, mbaron ajo punë që aty”.

“Ata i bëjnë të gjitha. Ata i kanë të gjitha. Me gjykata me dreq. Ai i ka në dorë. Drejtësia me fjalë e letra, por veprimet janë ndryshe”.

“Është e varur nga qeveria. Nuk ka drejtësi në Shqipëri. Absolutisht jo”.

“I zgjedhin vetë brenda për brenda. njerëzit e tyre fusin se nuk po më fusin mua aty. Nëse fut familjarin tënd me interes është. Edhe sa do të fusin”.

“Të gjithë grumbull janë”.

“Nuk ka si të jetë e pavarur drejtësisë. E varur edhe shumë madje. Anëtarët e KPK nuk do të duhej të kishin asnjë lidhje me anëtarët e qeverisë”.

“Ta kanë marrë njerëzit e tyre që t’i kenë për ditë të vështira që t’i mbrojnë. Njerëzit e thjeshtë janë në rrugë”.

“Kur kanë njerëzit e tyre në pushtet, detyrimisht e mbrojnë njëri-tjetrin”.

“Janë të ndërthurura qeveria me drejtësinë”.

“Nuk është e drejtë. Drejtësia në asnjë mënyrë nuk është e pavarur nga drejtësia”.

“Është monizëm. Patjetër që ka ndërhyrje ose ndryshe do vazhdonte drejtësia e do ishim si gjithë bota. Kemi mbetur në vend më keq seç ishim” .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb