TIRANE

Nga 55 gjyqtarë e prokurorë që janë shkarkuar nga trupa e vettingut e drejtuar nga Pamela Qirko, 50 prej tyre kane ankimuar vendimin ne kolegjin e posaçëm të apelimit, me argumentin se ai ka qenë subjektiv dhe I pabazuar në prova.
50 gjyqtarë e prokurorë kanë kërkuar proces rivlerësimi. shifër kjo që përbën gati 90% të vendimeve të dhëna nga Pamela Qirko.

Ndërkaq kontestime për vendimet e qirkos ka pasur edhe operacioni ndërkombëtar i monitorimit, i cili ka kërkuar që 25 vendime të KPK të rishikohen.
Ndër to, 6 janë firmosur nga trupa e kryesuar nga Pamela Qirko, motra e zëvendeskryeministres Belinda Balluku.
5 nga vendimet e Qirkos të ankimuara nga ONM, janë ndryshuar nga kolegji i Posaçëm i Apelimit. 4 subjekte, të cilat ishin rikonfirmuar në detyrë nga Pamela Qirko, u shkarkuan nga KPA, për një tjetër u vendos rihapja e hetimit, dhe vetëm një vendim mbeti i pandryshuar.

Duket se lidhja nepotike e kryetares së KPK me zëvendëskryeministren e qeverisë Rama, influencon në vendimet e KPK.
Pamela Qirko ka nje rol te dyfishte në vetting, sepse jo vetëm ka të drejtën e votës për shkarkim ose rikonfirmim, por si kryetare e KPK kontrollon edhe shortin e gjithë gjyqtarëve që shqyrtojnë dosjet.
Agjencitë qeveritare si KESH, OSHEE, OST, Drejtoria e Transporteve, ARRSH etj drejtohen nga zvkryeministrja Balluku dhe të gjitha mosmarrëveshjet që ato prodhojnë, shkojnë në gjyqe.
Gjyqtarët që shqyrtojnë këto dosje varen nga motra e Belindës, Pamela, e cila ka në dorë karrierën e tyre. Është një nga rastet me të paprecedenta të influencës së qeverisë mbi sistemin e kontrollit të gjyqtarëve; njëra motër zëvendëskryeministre dhe tjera kryetare e komisionit të vettingut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb