Pentagoni paralajmëron pasoja për Kinën nëse ofron ndihmë vdekjeprurëse për Rusinë
Zëvendës Sekretarja e Shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh tha të mërkurën se do të ketë pasoja për Kinën nëse do të ofrojë ndihmë ushtarake vdekjeprurëse për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.
“Ne nuk i kemi parë ata të japin ndihmë vdekjeprurëse për Rusinë për luftën, por ata gjithashtu nuk e kanë hequr një mundësi të tillë nga tavolina”, tha Singh.
Ajo shtoi se ofrimi i ndihmës për Rusinë në në luftën e saj kundër Ukrainës nga ana e Kinës, do të ishte një “llogaritje e gabuar”.
(BalkanWeb)
