Kitaristi i Lynyrd Skynyrd, Gary Rossington, ka vdekur në moshën 71-vjeçare, sipas një postimi në llogarinë e grupit në Facebook.
Deri më tani nuk dihet shkaku i vdekjes së Rossington -it, por dihet se në të kaluarën kitaristi ishte përballur me probleme të ndryshme shëndetësore.
Në vitin 2021, ai iu nënshtrua një operacioni në zemër gjatë turneut të grupit. Ai ishte i fundit nga anëtarët themelues të grupit.
Në njoftimin për shtyp të Lynyrd Skynyrd thuhet: “Me pikëllim të thellë duhet t’ju informojmë se sot humbëm vëllanë, mikun, anëtarin e familjes, kompozitorin dhe kitaristin Gary Rossington. Gary tani është me vëllezërit e tij Skynyrd dhe familjen në parajsë duke luajtur bukur si gjithmonë.
Lutuni për Dale, Mary, Annie dhe gjithë familjen Rossington dhe respektoni privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë.”
