TIRANE – Në faqen “Jeta osh Qef” është publikuar një video e siguruar nga kamerat e sigurisë tek “21 Dhjetori”, ku duket qartë momenti kur një hajdut futet brenda një makine dhe vjedh gjithçka që kishte brenda.
Ngjarja ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit, tek “21 Dhjetori” në Tiranë, ku një djalë i ri i afrohet makinës tip “Mercedes-Benz” dhe pasi thyen xhamin futet brenda dhe merr navigatorin, një çantë dhe disa sende të tjera, që sipas pronarit të makinës kapnin vlerën e 1.5 milionë lekëve të vjetra.
(er.nu/BalkanWeb)
