E ardhmja e Ernest Muçit mbetet ende enigmë që pret të zgjidhet. Trabzonspor dëshiron të blejë kartonin e sulmuesit por me ulje çmimi, çka nuk përshtatet me atë që kërkon Besiktas.
Sipas gazetarit të njohur turk, Yağız Sabuncuoğlu, të gjitha ofertat e Trabzonspor janë refuzuar, pasi Besiktas nuk bie nga pretendimet e veta për yllin kuqezi.
“Të gjitha ofertat e bëra nga Trabzonspor për Ernest Muçi janë refuzuar. Serdal Adalı e bëri shumë të qartë se nuk do të ketë ulje çmimi.”
Kujtojmë se ëse Trabzonspori e ushtron të drejtën e opsionit të blerjes së kartonit të Muçit do të duhet të paguajë një tarifë prej 8.5 milionë eurosh.
