Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka komentuar raportin e IBAR sa i takon procesit të integrimit të bllokuar për Shqipërinë.
E ftuar në programin e drekës në News42 të Ola Brukos, Gjosha tha se duke marrë shkas nga ky bllokim, ka shumë gjasa që ky proces të jetë i bllokuar dhe deri në 2027, ku sipas saj nuk do të ketë anëtarësim. Sipas Gjoshës, BE duket se ka vendosur vijën e kuqe, ndërsa pesha më e madhe nga e cila ka ardhur dhe ky bllokim është ccështja e imunitetit të Ballukut.
“Nuk do të doja të më dilte fjala, pasi bëhet fjalë për procesin e integrimit në BE. Më vjen keq që nuk është miratuar. Pikëpyetjet janë të mëdha. Disa nga vendet anëtare, madje disa prej tyre s’janë bërë kurrë pengesë e procesit, kanë ngritur paqartësi për këtë proces. Ajo që është për t’u marrë në analizë, është se kanë kaluar disa muaj. Sot kemi një shtyrje prej 4-5 muajsh nga ky proces. Kam ndjekur dhe me vëmendje se çfarë është thënë. Viti 2027 duket i paarritshëm për t’u integruar. 2028-ta është vit zgjedhor. Kur përfundon procesi? Politikisht, e shoh të pamundur. Vendet anëtare nuk marrin vendime avancuese, për sa kohë do të jenë zgjedhjet. E shoh që është e vështirë të arrihet deri në 2027 gjë. Nëse nuk ka gjë të re në Maj, është qershori, dhe vijojmë me shtyrje të mëtejshëm, ndaj i bën të pamundur negociatat në vitin 2027. Raporti që sapo është prodhuar nga KE, është i gjerë. Ka shumë çështje të ngritura, ku mendoj se dhe në misionin fakt mbledhës që kanë pasur në Shqipëri, janë informuar mirë. Siç ishte çështja e imunitetit, ka pasur peshën e vetë. Mendoj se është pesha më madhore që rëndon ndaj kësaj bllokadë, apo proces pezull momentalisht. Nuk është çështja Balluku, por është një fenomen. Këtu besoj ka pyetje; pse nuk u dha vendimi? Pse nuk u ekzekutua. Këtu besoj se BE ka vijë të kuqe, nuk toleron. BE nuk është vetëm çështje letrash. Kur lexoj rezolutën, është me fjalor fëmijëror. S’e di nëse është e qëllimtë aty. S’mund të themi ne që të themi në një rezolutë; që zotohemi se do t’i japim hapësirën opozitës për të dhënë kontributin e vetë në Kuvend. (Rezoluta e miratuar dje në Kuvend).”, tha ajo.
