FRANCË- Gazetarët e ‘Charlie Hebdo’ e cila u sulmua nga terroristët ku u vranë 12 persona, do të zhvendosen në zyrat e Gazetës së njohur parisiene ‘Liberation’.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i të përditshmes ‘Liberation’, i cili ka thënë se për nevoja të kolegëve të tyre do të vihet në dispozicion një kat i plotë dhe të gjitha mjetet e nevojshme për shtypjen e numrit të ardhshëm të revistës sikurse edhe numrat e tjerë.
Sipas drejtorit të ‘Liberation’, kolegët nga ‘Charlie Hebdo’ do të qëndrojnë aty sa të ketë nevojë.
(d.d/BalkanWeb)